Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro
Mesazhet e shkëmbyera në platformën e komunikimit të koduar SKY ECC kanë zbuluar një rrjet të krimit të organizuar me bazë në Kosovë, i dyshuar për trafik droge në shkallë të gjerë, përdorim dokumentesh të falsifikuara, armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash në disa vende të Evropës. Sipas hetimit trevjeçar të zhvilluar me mbështetjen e Europolit, operacioni kulmoi më 9 qershor me një ditë të koordinuar veprimi në Kosovë, ku autoritetet arrestuan pesë anëtarë të dyshuar si pjesë e grupit kriminal. Në terren u angazhuan rreth 150 oficerë, të mbështetur edhe nga ekspertë të Europolit. Sipas të dhënave të publikuara nga Europoli, që prej nisjes së hetimit janë hetuar 42 persona, janë kontrolluar 76 ambiente dhe janë sekuestruar asete kriminale me vlerë rreth 80 milionë...
Burimi:
vizionplus.tv