SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i gatshëm për marrëveshje edhe pa dakordësi për programin bërthamor

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i gatshëm për marrëveshje edhe pa dakordësi për programin bërthamor

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë t’i japin fund luftës me Iranin, ndërsa Presidenti Donald Trump raportohet se është i gatshëm të pranojë përfundimin e konfliktit edhe pa një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit. Sipas “The Wall Street Journal”, Trump e ka diskutuar privatisht me këshilltarët e tij të lartë mundësinë e mbylljes së konfliktit, nëse Irani do të rihapë plotësisht ngushticën e Hormuzit dhe do të garantojë lëvizjen e lirë të anijeve. Gazeta raporton se administrata amerikane ka përgatitur prej javësh terrenin për shpalljen e fitores, në rast se rikthehet qarkullimi i lirë në këtë korridor strategjik detar. Megjithatë, mundësia për një marrëveshje është komplikuar të shtunën, pasi Irani ka paraqitur një sërë kërkesash në këmbim të lejimit të qarkullimit të lirë të anijeve...