Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari, pronarja: Unë u bëra sytë e tij

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari, pronarja: Unë u bëra sytë e tij

Pavarësisht se ka humbur plotësisht shikimin, Milo, një kalë 15-vjeçar i racës Appaloosa, vazhdon të mahnisë në garat e dressage, duke zhvilluar një mënyrë të veçantë për të orientuar veten përmes dëgjimit dhe prekjes. Milo humbi shikimin në të dy sytë në moshën 13-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë dhe disa ndërhyrjeve kirurgjikale. Megjithatë, humbja e shikimit nuk e pengoi të rikthehej në pistat e garave, ku tashmë konkurron përkrah kuajve që kanë shikim të plotë. Pronare dhe kalorësja e tij, 28-vjeçarja Megan Share, e ka pasur Milon që kur ai ishte vetëm tre vjeç. Ajo tregon se mes tyre është krijuar një lidhje e jashtëzakonshme dhe se kali tashmë mbështetet te komandat e saj, dëgjimi dhe prekja për të kuptuar hapësirën rreth tij. Sipas...