Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

Një denoncim i rëndë për abuzim seksual të një të mituri po hetohet nga autoritetet greke në ishullin e Skiathos. Një 15-vjeçar me shtetësi shqiptare ka denoncuar një 17-vjeçar, gjithashtu shqiptar, duke pretenduar se abuzimi kishte nisur që në vitin 2023 dhe kishte vijuar deri në verën e këtij viti. Sipas dëshmisë së 15-vjeçarit, ai ka jetuar për një kohë të gjatë nën frikë dhe kërcënime. 17-vjeçari dyshohet se kishte regjistruar video gjatë abuzimeve dhe e kërcënonte se do t’ua tregonte personave të tjerë, duke e përdorur këtë si mjet presioni për ta detyruar të kryente akte seksuale. Në dëshminë e tij, 15-vjeçari ka pretenduar se gjatë periudhës nga viti 2024 deri në prill ose maj të vitit 2026, ai ishte detyruar në mënyrë të...