Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

Ngurrimi i vazhdueshëm i Kosovës për t’iu bashkuar projekteve të gazit amerikan, të shtyra rishtazi nga Shtetet e Bashkuara, ka ngritur shqetësime në vend për pasoja të mundshme ekonomike, energjetike dhe politike. Derisa Qeveria në detyrë e kryeministrit Albin Kurti vazhdon të jetë e rezervuar për këtë çështje, ekspertët paralajmërojnë se mosangazhimi mund ta lërë Kosovën jashtë investimeve strategjike, t’ia kufizojë alternativat për furnizim me energji, dhe të ndikojë në marrëdhëniet me aleatin e vet kryesor, SHBA-në. Nga Ambasada amerikane në Prishtinë e deri tek odat ekonomike në vend dhe opozita, thirrjet kanë qenë të vazhdueshme për përfshirjen e Kosovës në projektet e gazit të lëngshëm natyror (LNG) amerikan. A e ka Kosova luksin të refuzojë projekte të tilla? Jo, aspak, thotë Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe...