BE përshendet zgjedhjet në Kosovë: Liderët politikë të punojnë për t’i dhënë fund krizës

BE përshendet zgjedhjet në Kosovë: Liderët politikë të punojnë për t’i dhënë fund krizës

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se  zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë krijojnë mundësinë për t’i dhënë fund më shumë se një viti bllokade politike. Sipas saj, tani u takon liderëve politikë që të veprojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar funksionimin e institucioneve. Më herët, edhe Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, uroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, për fitoren, duke theksuar njëkohësisht nevojën për bashkëpunim mes forcave politike.