Bashkëkryetari i Partisë “Guxo”, Faton Peci: Vetëvendosja i ka votat që ta bëjë vetë Qeverinë e radhës

Bashkëkryetari i Partisë “Guxo”, Faton Peci: Vetëvendosja i ka votat që ta bëjë vetë Qeverinë e radhës

Bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se koalicioni me Vetëvendosjen ka marrë votat e mjaftueshme që ta bëjë i vetëm qeverinë e radhës. “Aktualisht jemi 44 për qind në nivel vendi. Të shohim votat në mërgatë. Sipas projeksioneve koalicioni VV i ka votat e mjaftueshme të bëjë vetë qeverinë e radhës”, ka thënë ai për gazetarët teksa është shprehur i bindur që s’do të ketë zgjedhje të reja së shpejti. Teksa numërimi po shkon drejt fundit, në zgjedhjet e 7 qershorit VV-ja mori mbi 43 për qind si e para, por duke pësuar rënie prej 51 për qind sa i mori në dhjetor. Koha.net