Albin Kurti: S’ka marrëveshje me Hamzën, duhet president konsensual

Albin Kurti: S’ka marrëveshje me Hamzën, duhet president konsensual

Kosova E Premte, 10 Korrik 2026 15:09 Albin Kurti e quajti konstruktiv takimin me liderin e PDK, Bedri Hamza për formimin e qeverisë. Kurti shtoi se institucionet duhet të krijohen në përputhje me vullnetin qytetar të 7 qershorit, ndërsa e bëri të qartë se përgjegjësia për zgjedhjen e një figure konsensuale për president u takon të gjitha partive politike. “Nëse unë si fitues i zgjedhjeve kam përgjegjësinë për formimin e qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese. Zgjedhja e presidentit është menduar të ndodhë në një bashkëpunim me të tjerët. Prandaj ne në pikënisje do të kishim një figurë konsensuale. Dikush që nuk është i asnjë partie politike dhe dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale. Dikush që ka vlera...