Afaristi Muharrem Salihu nga Roma ngriti çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Afaristi Muharrem Salihu nga Roma ngriti çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc duhet të jenë pjesë e diskutimeve në forumet ndërkombëtare, ka deklaruar afaristi dhe humanisti Muharrem Salihu gjatë galasë ndërkombëtare të bamirësisë “Nessuno si salva da solo”, të organizuar nga ELTIQ në Romë. Në fjalimin e tij, Salihu trajtoi sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke veçuar diskriminimin institucional, fenomenin e pasivizimit të adresave, nevojën për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe rëndësinë e respektimit të standardeve evropiane. Ai theksoi se stabiliteti afatgjatë i Ballkanit ndërtohet mbi barazinë, drejtësinë dhe respektin reciprok, ndërsa e ardhmja e rajonit, sipas tij, është e pandashme nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.Salihu bëri të ditur se gala mblodhi përfaqësues të institucioneve italiane dhe ndërkombëtare,...