80 vjeçarja u rrah për vdekje nga bashkëshorti i saj, arrestohet 81 vjeçari
Një grua 80-vjeçare, e identifikuar me inicialet L.D, është vrarë në Prizren dhe dorasi i dyshuar, sipas Policisë së Kosovës, është bashkëshorti i saj, B.D., 81-vjeçar. Policia tha se rasti është raportuar në një shtëpi banimi në Prizren në orën 01:30 të 26 gushtit. Kjo është vrasja e dytë brenda javës e grave në Kosovë, ku dorasët e dyshuar janë bashkëshortët. Sipas Policisë, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit policorë, të forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale “Vrasje e rëndë”. “Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër”, tha Policia e Kosovës.
Burimi:
ntv.al