250-vjetori i Pavarësisë, Kurti uron Amerikën: Aleanca jonë është më e fortë se kurrë
Kosova E Shtunë, 4 Korrik 2026 13:56 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i përcolli Shteteve të Bashkuara të Amerikës urimin e tij me rastin e 250-vjetorit të shpalljes së mëvetësisë, duke e cilësuar Deklaratën e Pavarësisë amerikane si një dokument me vlera universale që vazhdon të frymëzojë popujt në mbarë botën. Përmes një postimi në Facebook, Kurti kujtoi se nënshkrimi në 4 korrik 1776 i aktit që shënoi lindjen e SHBA-së, hodhi në fakt themelet e shtetit mbi parimet e lirisë, barazisë dhe të drejtave të patjetërsueshme të njeriut. Ai nënvizoi se rëndësia e këtij dokumenti shkon përtej momentit historik të miratimit të tij, pasi vlerat që ai mishëron mbeten aktuale edhe sot. Në postim, Kurti e ndërlidhi gjithashtu historinë amerikane me atë...
Burimi:
kohajone.com