Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

Joe Wilson SHBA- Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani, si dhe të veprojë plotësisht në linjë me institucionet perëndimore. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Wilson rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe e kritikoi Serbinë për, siç tha, kërcënime të vazhdueshme. Ai tha se Beogradi duhet përfundimisht t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por argumentoi se kjo do të kërkonte një shkëputje të qartë nga pushtetet autoritare. Wilson ka sponsorizuar një rezolutë në Kongresin amerikan që kërkon që Sesioni Vjetor i vitit 2027 i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të mbahet në Çarlston të Karolinës së Jugut, e jo në Beograd. Derisa...