Konflikti në Lindjen e Mesme, kërkesa e fundit e Gjermanisë vë në presion Iranin! Zbardhet telefonata

Konflikti në Lindjen e Mesme, kërkesa e fundit e Gjermanisë vë në presion Iranin! Zbardhet telefonata

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se i ka kërkuar Iranit të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe të heqë dorë nga programi i tij i armëve bërthamore gjatë një bisede telefonike me homologun iranian, Abbas Araghchi. Në një reagim publik në rrjetin social X, Wadephul theksoi se Gjermania mbështet një zgjidhje përmes negociatave. Ai nënvizoi gjithashtu se Berlini, si aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, ndan të njëjtin objektiv me Uashingtonin. “Si një aleat i ngushtë i SHBA-së, ne ndajmë të njëjtin qëllim: Irani duhet të heqë dorë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme nga armët bërthamore dhe të hapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit”, deklaroi Wadephul, duke iu referuar edhe kërkesës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio. Deklarata vjen...