Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Modelet me burim të hapur të zhvilluara nga Kina kanë ulur ndjeshëm pragun dhe koston e përdorimit të inteligjencës artificiale, duke u mundësuar të gjitha palëve, veçanërisht vendeve në zhvillim, të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga zhvillimet në këtë fushë. Kështu u shpreh të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning në një konferencë të rregullt për shtypin, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari mbi bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të Jugut Global në fushën e inteligjencës artificiale. Mao Ning bëri të ditur se Kina do të organizojë në Shangai Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC) dhe Takimin e Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të Inteligjencës Artificiale. Sipas zëdhënëses, Kina është e gatshme ta shfrytëzojë këtë...