“Kishte më shumë pemë të prera sesa të mbjella”, Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

“Kishte më shumë pemë të prera sesa të mbjella”, Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Kryesocialisti Rama, gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, foli për mjedisin dhe transformimin urban të Tiranës ndër vite. Rama tha se ndan të njëjtin shqetësim me protestuesit për mbrojtjen e natyrës, mjedisit dhe cilësinë e jetës. Kryeministri kujtoi Tiranën e para dy dekadave, duke thënë se shumë nga të rinjtë e sotëm nuk e mbajnë mend qytetin në një periudhë kur, sipas tij, kishte më shumë pemë të prera sesa të mbjella. Sipas Ramës, 90 për qind e pemëve që shihen sot në rrugët e kryeqytetit janë mbjellë gjatë periudhës së drejtimit të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij në pushtetin vendor. “ E vërteta është se dallimi mes meje dhe kujtdo në atë bashkësi protestuesish nuk është si duket nga bulevardi....