Kim Jong – un pret në Phenian Xi Jinping

Kim Jong – un pret në Phenian Xi Jinping

Më 8 qershor pasdite, Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime në Phenian me Kim Jong-un, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punës të Koresë së Veriut dhe Kryetar i Këshillit të Shtetit të Koresë së Veriut. Në takim Kim Jong – un tha se vitet e fundit, komuniteti ndërkombëtar po përjeton ndryshime të mëdha. Koreja e Veriut do të mbajë gjithmonë një qëndrim të palëkundur mbi parimin e Një Kine, duke mbështetur me vendosmëri politikat dhe qëndrimet e Kinës, për të mbrojtur interesat thelbësore. Konsolidimi dhe zhvillimi i miqësisë mes dy palëve në Epokën e Re është zgjedhja e popullit, nevoja e kohës, si dhe zgjedhja dhe vullneti strategjik i palëkundur i Koresë së Veriut. Ne do të vazhdojmë ta konsiderojmë zhvillimin e marrëdhënieve...