Këputi një lule në zonë të mbrojtur, kryeministri çek kërkon falje: Do paguaj gjobën

Këputi një lule në zonë të mbrojtur, kryeministri çek kërkon falje: Do paguaj gjobën

Kryeministri çek, Andrej Babis, ka kërkuar falje publikisht pasi këputi disa lule gjatë një vizite në një zonë të mbrojtur në malin Líša Hora, në lindje të Çekisë. Në një video të publikuar në Facebook, Babis tha se lulet i kishte marrë për t’i vendosur në kujtim të një kolegu të ndjerë të partisë së tij ANO, me të cilin kishte ngjitur më parë malin. Ai deklaroi se, nëse veprimi i tij përbën shkelje të ligjit, është i gatshëm të paguajë gjobën. Pamjet tregojnë kryeministrin duke u ngjitur drejt majës së malit me një buqetë të vogël lulesh, të cilën më pas e vendosi pranë një monumenti. Babis shoqërohej nga ministra, zyrtarë të ANO-s dhe mbështetës gjatë ngjitjes në malin me lartësi 1,324 metra. Megjithatë,...