Ka vrarë 25 persona, elefanti në Nepal godet sërish të njëjtën familje pas 14 vitesh, i merr jetën 25-vjeçares dhe djalit të saj
Elefanti që ka vrarë 25 persona në Nepal godet sërish, i merr jetën dy anëtarëve të së njëjtës familje pas 14 vitesh Një elefant i egër në Nepal, i njohur për sulmet vdekjeprurëse ndaj njerëzve, ka vrarë edhe dy anëtarë të së njëjtës familje që kishte goditur 14 vite më parë. Sipas mediave vendase, kafsha, e quajtur Dhurbe, sulmoi një 25-vjeçare dhe djalin e saj 4-vjeçar, pasi hyri në banesën e tyre në Jagatpur, rreth 17 kilometra larg vendit ku kishte vrarë më herët prindërit e familjes. Ngjarja e parë kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2012 pranë Parkut Kombëtar Chitwan, kur elefanti vrau çiftin e moshuar të familjes Bote. Pas asaj tragjedie, djali i tyre vendosi të shpërngulej bashkë me familjen në një zonë...
Burimi:
vizionplus.tv