Jeta në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë

Jeta në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë

Jeta në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Pas kësaj qëndrojnë struktura që i sjellin dobi kryesisht Hamasit. Tregu në qytetin e Gazës: në festën e Kurban Bajramit, shitësit ofrojnë rroba dhe shumëçka tjetër. Por kjo festë e rëndësishme e sakrificës për njerëzit e Rripit të Gazës ishte shumë më modeste sivjet, thotë Yazeed Kloub. “Nuk ka mish, as viça, as lopë. Asgjë nuk mbërrin në treg. Ka vetëm keqtrajtim nga pushtuesit izraelitë.” Bagëtia pothuajse nuk ekziston në Rripin e Gazës që nga konfliktet dhe lufta që pasoi. Një kilogram mish kushton tani deri në 120 dollarë. Tregtari i bagëtive Hossam po përpiqet të shesë delet dhe dhitë e pakta që i kanë mbetur. Por nuk ka blerës, sepse kafshët janë...