Jeff Bezos: Trump është “më i pjekur” dhe “më i disiplinuar” krahasuar me mandatin e tij të parë

Jeff Bezos: Trump është “më i pjekur” dhe “më i disiplinuar” krahasuar me mandatin e tij të parë

Jeff Bezos ka vlerësuar presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar “më të pjekur” dhe “më të disiplinuar” krahasuar me mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë për CNBC, themeluesi i Amazon tha se Trump “ka shumë ide të mira” dhe se “ka pasur të drejtë në disa çështje”. “Duhet t’i japim meritat që i takojnë”, deklaroi Bezos. Ai theksoi se nuk mban anë politike, por mbështet interesat e SHBA-së. Sipas tij, edhe drejtuesit e bizneseve duhet të kenë të njëjtin qëndrim. Bezos foli edhe për taksat ndaj të pasurve, duke deklaruar se rritja e tyre nuk do të zgjidhë problemet ekonomike të Amerikës. “Paguaj miliarda dollarë taksa. Edhe nëse do të paguaja dyfish, kjo nuk do të zgjidhte problemet...