JD Vance bëhet baba për herë të katërt, bashkëshortja e tij Usha sjell në jetë një djalë
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, dhe bashkëshortja e tij, Usha Vance, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt, një djalë të quajtur Alec Neel Vance. Lajmi u bë publik të dielën përmes një deklarate të përbashkët të çiftit. “Jemi të lumtur të njoftojmë se djali ynë, Alec Neel Vance, lindi këtë mëngjes. Usha dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa fëmijët tanë mezi prisnin të takonin vëllain e tyre të vogël”, thuhet në deklaratë. Çifti falënderoi ekipin mjekësor të Qendrës Kombëtare Ushtarake Mjekësore “Walter Reed”, si edhe stafin mjekësor të Shtëpisë së Bardhë për kujdesin e ofruar gjatë lindjes. Me ardhjen në jetë të Alec, familja Vance numëron tashmë katër fëmijë. Ai i bashkohet vëllezërve dhe motrës së tij: Ewan, 9...
Burimi:
javanews.al