Japoni/ Autoritetet në kërkim të ariut “inteligjent”, u arratis pasi plagosi 4 persona (VIDEO)
Autoritetet në Japoni janë vënë në kërkim të një ariu që është përshkruar si “jashtëzakonisht inteligjent”, pasi ka plagosur katër persona në pjesën veriore të vendit dhe më pas ka arritur të arratiset nga një ndërtesë ku ishte strehuar. Sipas mediave japoneze, ariu kishte sulmuar më herët dy fabrika në prefekturën Fukushima, duke plagosur katër persona, përpara se të fshihej në një ndërtesë. Një ditë më pas, ai arriti të largohej gjatë natës, duke shmangur edhe gjuetarët e pajisur me kurthe dhe armë qetësuese. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se nga vendngjarja janë gjetur shenja që sugjerojnë se ariu mund të ketë hapur vetë një dritare për të dalë, ndërsa dyshohet gjithashtu se ka hapur një rubinet uji për të pirë. Kryetari i bashkisë së...
Burimi:
vizionplus.tv