Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën
Tensionet mes Izraelit dhe Libanit mbeten të larta, pavarësisht armëpushimit të arritur së fundmi. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në jug të Libanit, vetëm disa orë pasi kishte hyrë në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut. Burime lokale bëjnë me dije se avionë dhe dronë ushtarakë izraelitë kryen gjatë natës një seri sulmesh në zonën e Nabatiyeh, duke goditur ndërtesa banimi dhe shtëpi. Ndërkohë, artileria izraelite bombardoi të njëjtën zonë dhe rrethinat e saj para agimit, Një zyrtar amerikan konfirmoi se Izraeli dhe Hezbollahu kishin rënë dakord për një armëpushim të premten, pas një periudhe përshkallëzimi të luftimeve në territorin libanez. Megjithatë, sulmet e raportuara pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes kanë ngritur...
Burimi:
opinion.al