Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Gjashtë qendra tregtare në zonën e Milanos janë evakuuar pasditen e së mërkurës, 5 gusht, pas një kërcënimi me bombë të marrë përmes emailit. Ngjarja u raportua rreth orës 17:30, kur drejtuesit e qendrave tregtare morën një mesazh me të njëjtën përmbajtje dhe me subjektin “Lexo urgjentisht”. Në email, autori pretendonte se kishte vendosur disa pajisje shpërthyese me qëllim shkaktimin e sa më shumë viktimave. Sipas raportimeve, në mesazh autori kërkonte gjithashtu një takim me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Përballë kërcënimit, autoritetet italiane nisën menjëherë kontrollet në gjashtë strukturat e prekura: qendrën tregtare Cupole në San Giuliano Milanese, Fiordaliso në Rozzano, qendrën tregtare Bonola, pikën e shitjes Scalo Milano në Locate Triulzi, Carosello në Carugate dhe Akuariumin në Vignate. Në vendngjarje kanë...