Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

Të paktën 13 fëmijë, shumica prej tyre të porsalindur, kanë humbur jetën pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu repartin neonatal të Institutit Pakistanez për Shkencat Mjekësore (PIMS), në Islamabad. Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit mbërritën me shpejtësi në spital dhe arritën të vënë flakët nën kontroll. Paralelisht me operacionin për shuarjen e zjarrit, në repart u zhvillua një evakuim urgjent për të nxjerrë foshnjat, pacientët dhe stafin nga zona e rrezikut. Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim në kompresorin e një pajisjeje të ajrit të kondicionuar që ndodhej brenda repartit. Shkaku i saktë, megjithatë, pritet të përcaktohet nga hetimi zyrtar. Disa foshnje të tjera janë në gjendje kritike dhe po marrin trajtim mjekësor. Autoritetet kanë paralajmëruar...