Zjarr në një spital në Pakistan, vdesin 14 fëmijë të porsalindur, një shpëton

Zjarr në një spital në Pakistan, vdesin 14 fëmijë të porsalindur, një shpëton

Të paktën 14 fëmijë të porsalindur kanë vdekur pas një zjarri që shpërtheu në repartin e maternitetit të një spitali në kryeqytetin pakistanez, Islamabad. Në foshnje raportohet që të ketë shpëtuar, raportonë mediat e huaja. Zjarri shpërtheu të mërkurën në mëngjes në Institutin e Shkencave Mjekësore të Pakistanit,  i cili strehonte deri në 15 të porsalindur. Sipas raportimeve, zjarri dyshohet se u shkaktua nga një defekt në sistemet e ajrit të kondicionuar. “Një tragjedi që përfshin fëmijë është një humbje e pariparueshme. Përgjegjësit duhet të identifikohen dhe duhet të merren masat më të rrepta”, tha kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif.