Izraeli godet një automjet ushtarak në jug të Libanit, vriten disa ushtarë libanezë, përfshirë edhe një oficer

Izraeli godet një automjet ushtarak në jug të Libanit, vriten disa ushtarë libanezë, përfshirë edhe një oficer

Disa ushtarë libanezë, përfshirë një oficer, janë vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në jug të Libanit, njoftuan autoritetet ushtarake libaneze. Sipas një deklarate të ushtrisë libaneze, sulmi goditi një automjet ushtarak që po qarkullonte në rrugën që lidh zonat al-Khaldiya dhe Nabatieh, në pjesën jugore të vendit. “Disa ushtarë, përfshirë një oficer, u vranë në një sulm brutal izraelit që shënjestroi një nga automjetet e ushtrisë libaneze në rrugën al-Khaldiya–Nabatieh”, thuhet në deklaratën zyrtare. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur numrin e saktë të viktimave, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga pala izraelite lidhur me sulmin. The Israeli aggression on Lebanon has now struck the Lebanese Army itself in southern Lebanon. Lebanese Army:...