Izraeli do të përdorë krokodilët si roje burgu me palestinezët…

Izraeli do të përdorë krokodilët si roje burgu me palestinezët…

Ministrja e Mbrojtjes së Mjedisit e Izraelit, Idit Silman, mori një vendim me anë të të cilit krokodilët nuk mbahen më ekskluzivisht si kafshë të egra, por marrin një kategori të re ligjore që mund të mundësojë përdorimin e tyre për qëllime sigurie. Ndryshimi do të thotë që krokodilët tani mund të klasifikohen si "kafshë të egra të kultivuara", gjë që hap mundësinë që, me miratimin e shtetit dhe sipas kushteve të përcaktuara nga autoritetet kompetente për mbrojtjen e mjedisit, ato të mund të përdoren nga shërbimet e sigurisë, shkruan DW. Sipas mediave izraelite, një nga mbështetësit kryesorë të kësaj ideje është Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i cili prej kohësh propozon përdorimin e krokodilëve për të mbrojtur burgun Keziot...