Droni rrëzohet pranë kufirit Bullgari-Rumani, dyshimet bien mbi Ukrainën/ Kievi: Incident i paqëllimshëm!

Droni rrëzohet pranë kufirit Bullgari-Rumani, dyshimet bien mbi Ukrainën/ Kievi: Incident i paqëllimshëm!

Një dron është rrëzuar në veri-lindje të Bullgarisë, pranë kufirit me Rumaninë, duke shkaktuar alarm për shkak të afërsisë me një tubacion të rëndësishëm gazi që lidh Turqinë me Ukrainën. Droni ka rënë në një fushë me luledielli pranë pikës kufitare Kardam, në zonën e Detit të Zi. Nga incidenti nuk raportohet për viktima, ndërsa autoritetet bullgare kanë nisur hetimet për të përcaktuar origjinën dhe trajektoren e tij. Sipas Ministrisë Bullgare të Mbrojtjes, mbetjet e gjetura në vendngjarje i përkasin me shumë gjasë një modeli droni të përdorur gjerësisht nga forcat e armatosura ukrainase. Pas incidentit, ambasadorja e Ukrainës në Sofje është thirrur nga autoritetet bullgare për të dhënë shpjegime. Megjithatë, Kievi ka mohuar se Bullgaria ka qenë objektivi i qëllimshëm i dronit. Zëdhënësi i...