Vance: Kemi bërë progres me iranianët, fokusi te nafta dhe Hormuzi

Vance: Kemi bërë progres me iranianët, fokusi te nafta dhe Hormuzi

Shtetet e Bashkuara kanë bërë “njëfarë përparimi” në bisedimet me Iranin, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance në një intervistë për Fox News. Vance tha se pala iraniane kërkon përfundimin e situatës së tensionuar, por sipas tij, mbetet ende e paqartë nëse autoritetet në Teheran janë të gatshme të ndërmarrin ndryshimet që kërkon Uashingtoni. “Ata duan që kjo gjë të marrë fund. Pyetja është nëse janë në gjendje të japin gjërat që janë të nevojshme që ne të ndihemi sikur kemi marrë atë që na nevojitet nga ky angazhim”, u shpreh Vance, duke theksuar se gjatë ditëve të fundit është shënuar njëfarë progresi. Një nga çështjet kryesore në diskutimet aktuale është garantimi i qarkullimit të naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më...