Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Izraeli dhe Libani kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim 10-ditor, i cili pritet të hyjë në fuqi në orën 17:00 sipas kohës së Bregut Lindor të SHBA-ve (EST). Deklarata u publikua nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në platformën Truth Social dhe është paraqitur si rezultat i përpjekjeve diplomatike të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Trump, ky zhvillim vjen pas bisedimeve të zhvilluara në Washington, D.C., ku për herë të parë pas 34 vitesh përfaqësues të Izraelit dhe Libanit janë ulur në të njëjtën tryezë negociatash. Ai tha se këto takime kanë qenë intensive dhe të drejtuara nga zyrtarë të lartë amerikanë, me synimin për të ulur tensionet dhe për të krijuar një kanal komunikimi...