“Izolimi dixhital” i Trump në Pekin! Pse u detyrua ta linte telefonin në Air Force One për dy ditë
Një nga vendimet më të vështira që iu desh të merrte presidenti amerikan Donald Trump gjatë qëndrimit dyditor në Pekin ishte ndarja nga telefoni i tij personal, në kuadër të masave të rrepta të sigurisë kibernetike të vendosura gjatë vizitës në Kinë. Sipas raportimeve të New York Post, Trump u udhëzua të mos përdorte asnjë pajisje personale elektronike gjatë vizitës, për të shmangur rrezikun e përgjimeve apo sulmeve të mundshme nga hakerat. Kjo masë konsiderohet veçanërisht e pazakontë për Trump, i cili njihet për përdorimin e vazhdueshëm të telefonit të tij, si për komunikim me bashkëpunëtorët dhe miqtë, ashtu edhe për postime të shpeshta në platformën Truth Social. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se presidenti amerikan nuk do të përdorte telefonin personal gjatë...
Burimi:
vizionplus.tv