Italo-amerikanët revoltohen për hartën e emigrantëve të Mamdanit
Italo-amerikanët janë revoltuar pasi ZohranMamdani e la jashtë LittleItaly nga një hartë e “enklavave të emigrantëve” të qytetit. Zyra e kryebashkiakut të Nju Jorkut publikoi në maj një hartë me titull “Enklavat e Emigrantëve të Qytetit të Nju Jorkut”, ku paraqiteshin 30 komunitete emigrantësh në të pesë bashkitë e qytetit, të shënuara me flamuj me numra. Ndër to përfshiheshin Koreatown në Manhattan, Little Pakistan në Brooklyn dhe LittleYemen në Bronx. Por kritikët vunë re shpejt se LittleItaly, lagjja historike në jug të Manhattan-it që u bë frymëzim për shumë prej lagjeve “Little” të qytetit, mungonte. Të enjten, grupi italian në këshillin bashkiak akuzoi administratën demokrate për “fshirjen” e italo-amerikanëve, duke e quajtur hartën “në rastin më të mirë të paplotë dhe në rastin më të...
Burimi:
syri.net