Itali, operacion kundër spiunazhit: arrestohen dy persona për lidhje me një rrjet informacionesh për një agjent rus

Itali, operacion kundër spiunazhit: arrestohen dy persona për lidhje me një rrjet informacionesh për një agjent rus

Nga Alba Kepi/ Një operacion i gjerë kundër spiunazhit është zhvilluar në Itali, ku autoritetet kanë arrestuar dy persona dhe kanë vënë nën hetim shtatë të tjerë, nën dyshimet për nxjerrje të informacioneve të klasifikuara dhe bashkëpunim në sigurimin e të dhënave sensitive me interes për sigurinë kombëtare. Operacioni është kryer nga Njësia Operative Speciale e Karabinierëve (ROS), me mbështetjen e Njësisë Speciale të Ndërhyrjes (GIS) dhe Komandës Provinciale të Karabinierëve të Romës, pas masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Romës me kërkesë të Prokurorisë së kryeqytetit italian. Dy personat e arrestuar dyshohen për vepra penale që lidhen me zbulimin e informacioneve të ndaluara për publikim, spiunazhin dhe aksesin e paligjshëm në sisteme informatike. Ndërkohë, janë kryer kontrolle në banesa, ambiente pune dhe...