“Ishte krejtësisht e zhveshur dhe më kërkoi të bashkohesha me ta”/ Rihapet skandali i “skllavit seksual” në JPMorgan, dy dëshmitarë të rinj dalin para gjykatës

“Ishte krejtësisht e zhveshur dhe më kërkoi të bashkohesha me ta”/ Rihapet skandali i “skllavit seksual” në JPMorgan, dy dëshmitarë të rinj dalin para gjykatës

John Pierpont Morgan, bankieri më i njohur amerikan, ishte aq i urryer ndaj publicitetit sa sulmonte fotografët në rrugë me çadrën e tij. Kështu e hap artikullin e tij, Daily Mail, duke shtuar: “Pra, është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të mendonte ky bankier i shquar Edwardian për skandalin që tani ka përfshirë gjigantin financiar që mban emrin e tij”. JPMorgan Chase (JPMC), banka më e madhe amerikane me një histori mbi 200-vjeçare, është tronditur nga një padi bombastike që akuzon një shqiptare me rol drejtuese për transformimin e një punonjësi mashkull në “skllav seksi” në selinë e saj në New York. Lorna Hajdini, 37 vjeçe, drejtuese ekzekutive në divizionin Leveraged Finance të JPMC-së, akuzohet për detyrimin e një bankieri junior të kryente...