Ishin ndaluar nga Izraeli – Mbërrijnë në Turqi aktivistët e flotiljes që ishin nisur drejt Gazës

Ishin ndaluar nga Izraeli – Mbërrijnë në Turqi aktivistët e flotiljes që ishin nisur drejt Gazës

Aktivistët e ndaluar pas ndërhyrjes izraelite në Mesdhe ndaj Flotiljes Globale Sumud, që ishte nisur drejt Gazës, kanë mbërritur në Turqi. Një fluturim i Turkish Airlines me 59 aktivistë nga vende të ndryshme, përfshirë 18 shtetas turq, u ul sonte në Aeroportin e Stambollit pasi ishte nisur nga ishulli grek i Kretës. Fluturimi TK6934 mbërriti në ora 21:45 me kohën lokale, ku pasagjerët u pritën nga familjarë dhe zyrtarë në terminalin VIP të aeroportit. Pas pritjes, aktivistët pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll si pjesë e një hetimi të nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit. Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, dy shtetas turq që nuk mundën të hipnin në fluturim për shkak...