Irani zbulon detaje për Mojtaba Khamenein: Pësoi vetëm plagë sipërfaqësore gjatë sulmit ku u vra i ati
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossein Kermanpour, ka deklaruar se lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka pësuar vetëm plagë sipërfaqësore në fytyrë, kokë dhe këmbë, gjatë sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, ku u vra i ati i tij, Ali Khamenei dhe anëtarë të tjerë të familjes. “Udhëheqësi Mojtaba Khamenei pësoi vetëm plagë sipërfaqësore në fytyrë, kokë dhe këmbë, pa amputime ose lëndime të tjera të rënda, pasi u plagos gjatë sulmit izraelito-amerikan më 28 shkurt, i cili vrau babanë e tij, udhëheqësin e atëhershëm Ali Khamenei”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossein Kermanpour, për agjencinë iraniane të lajmeve ILNA. Duke dhënë detaje mbi incidentin, Kermanpour shtoi se Mojtaba Khamenei u dërgua në spital, së bashku me persona të tjerë të plagosur, rreth...
Burimi:
vizionplus.tv