Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron
Një avion mallrash i kompanisë DHL u detyrua të kryente një ulje emergjente pasi u përplas në ajër me një objekt të panjohur menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Leipzigut, në Gjermani. Pak më vonë, policia gjeti në aeroport një dron, duke ngritur dyshime për një lidhje mes dy ngjarjeve. Qeveria gjermane konfirmoi incidentin, i cili shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të trafikut ajror.Sipas autoriteteve, avioni goditi një objekt gjatë ngjitjes në lartësi, por arriti të ulej në mënyrë të sigurt në aeroportin e Hanoverit. Gjatë kontrollit u konstatuan dëmtime të lehta në pjesën e përparme të avionit. DHL konfirmoi se kishte ndodhur një incident pranë aeroportit të Leipzigut dhe se rasti po hetohet nga autoritetet.Ndërkohë, gjatë natës u raportua edhe prania e një droni pranë...
Burimi:
javanews.al