Irani sfidon ofensivën ekonomike amerikane: Jemi gati për të gjitha
Teherani thotë se është i përgatitur për valën e re të sanksioneve të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni paralajmëron izolim ekonomik për Iranin dhe çdo shtet që vijon të bashkëpunojë me të. Irani thotë se ka hartuar një plan dyvjeçar për t’i bërë ballë zgjerimit të sanksioneve amerikane, duke sfiduar hapur strategjinë e re ekonomike të Uashingtonit. Deklarata erdhi pasi Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi një fushatë të gjerë kundër rrjeteve financiare të Iranit, të cilën e përshkroi si “ofensivën më të madhe financiare ndonjëherë”. Ministri iranian i Ekonomisë, Ali Madanizadeh, tha se vendi i tij nuk është kapur në befasi. “Qeveria është dhe ishte e gatshme dhe ka një plan dyvjeçar për të menaxhuar këto ngjarje. Ne gjithashtu kemi mjetet tona dhe dimë si...
Burimi:
ntv.al