Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

Ngushtica e Hormuzit do të vijojë të jetë e mbyllur për transportin detar për sa kohë Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe nuk pranojnë kushtet e Iranit për përfundimin e luftës. Deklarata është bërë të martën nga Mohsen Rezaei, sekretari i sapoemëruar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit. “Për sa kohë që Amerika nuk ndryshon sjelljen e saj dhe nuk pranon kushtet e Iranit, Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet”, deklaroi Rezaei, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim. Deklarata e tij është sinjali më i qartë deri tani se çdo marrëveshje e mundshme mes Iranit dhe Omanit lidhur me kalimin përmes kësaj rruge strategjike ujore nuk do të nënkuptojë domosdoshmërisht rihapjen e menjëhershme të Ngushticës për transportin ndërkombëtar. Rezaei,...