Irani: Nuk do të ketë marrëveshje me SHBA nëse nuk lirohen fondet e ngrira
Media iraniane raportojnë se Teherani ka deklaruar se nuk do të arrijë asnjë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse nuk përfshihet lirimi i fondeve të ngrira jashtë vendit. Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim News Agency, një burim ka deklaruar se Irani kërkon lirimin e rreth 24 miliardë dollarëve fonde të ngrira si pjesë e çdo memorandumi mirëkuptimi me Uashingtonin. Po ashtu, agjencia iraniane Fars News Agency citon një burim pranë ekipit negociator iranian, i cili ka theksuar se “asnjë negociatë nuk është e mundur pa transferimin e fondeve të bllokuara të Iranit”. Sipas raportimeve, çështja e aseteve të ngrira është bërë një nga pikat kryesore të ngërçit në bisedimet mes dy vendeve. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se negociatat me Iranin “po ecin mirë”, por...
Burimi:
opinion.al