Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit të NATO-s, Mark Rute, që tha se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur disa baza ushtarake të aleancës në Evropë në luftën me Iranin si “pranim” të “bashkëfajësisë” në konflikt dhe kërkoi llogaridhënie. Komentet e sekretarit të Përgjithshëm, Mark Rutte, që ishin në përgjigje ndaj kritikave të presidentit amerikan, Donald Trump, për mungesën e bashkëpunimit të NATO-s në fushatën ushtarake të Uashingtonit ndaj Teheranit, janë “pranim i bashkëfajësisë së organizatës në kryerjen e agresionit ushtarak kundër një shteti të pavarur”, tha ministria iraniane. Rutte tha se gjatë luftës, që nisi me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, anëtarët evropianë të NATO-s bashkëpunuan me SHBA-në dhe 4.000 deri në 5.000 fluturime operacionale të...