Irani kërkon lirimin e 24 miliardë dollarëve nga fondet e ngrira në negociatat me SHBA-në
Teherani kërkon lirimin e 24 miliardë dollarëve në fondet e ngrira iraniane si pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Shtetet e Bashkuara, sipas një burimi pranë ekipit negociator të Iranit, i cituar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim. Burimi tha se qëndrimi i Teheranit është që gjysma e shumës, 12 miliardë dollarë, duhet të lirohet me njoftimin e një Memorandumi Mirëkuptimi, ndërsa pjesa tjetër duhet të lirohet brenda 60 ditëve. Ndërkohë, Katari thuhet se po i ofron Teheranit një kredi prej rreth 12 miliardë dollarësh “për nevoja humanitare”, por në praktikë është e vështirë të shihet se si do të aktivizohej një mekanizëm për të detyruar Iranin të kthejë paratë – dhe për këtë arsye oferta shihet më shumë si një grant indirekt. Pezheskian...
Burimi:
syri.net