“Irani ka vetëm 22% të raketave që kishte kur sulmuam ne”, Trump: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani tani mban vetëm 21%-22% të arsenalit të tij raketor dhe pretendoi se sulmet e SHBA-së kanë dëmtuar rëndë aftësitë ushtarake të Teheranit. Në një intervistë me NBC News, Donald Trump tha se operacionet e SHBA-së kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën ushtarake të Iranit. Siç tha ai, “shumica e objekteve të prodhimit të dronëve janë shkatërruar, shumica e vendeve të lëshimit janë shkatërruar dhe shumica e zonave të prodhimit të raketave janë bërë shkrumb e hi”. Pavarësisht sulmeve, presidenti i SHBA-së vlerësoi se Teherani ende ruan aftësi operacionale. “Ata ende kanë aftësi. Ata kanë disa raketa, kanë disa dronë. Do të thoja, në përqindje, se ata kanë ndoshta 21%-22% të raketave të tyre. Janë shumë raketa, por...
Burimi:
top-channel.tv