Irani dhe Izraeli thonë se do të ndërpresin sulmet, por paralajmërojnë për hakmarrje nëse armëpushimi shkelet përsëri
Irani dhe Izraeli kanë njoftuar se kanë ndërprerë sulmet ndaj njëri-tjetrit, pasi shkëmbyen zjarr për herë të parë që nga armëpushimi i prillit. Megjithatë, të dyja palët kanë paralajmëruar se do të reagojnë menjëherë nëse marrëveshja shkelet përsëri. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të hënën se Izraeli po ndalon sulmet “për momentin”, por theksoi se përballja me Iranin dhe me grupin Hezbollah në Liban “nuk ka përfunduar”. Nga ana tjetër, ushtria iraniane njoftoi se ka pezulluar operacionet ushtarake pasi, sipas saj, i ka dhënë Izraelit një “përgjigje të dhimbshme”. Teherani paralajmëroi se çdo sulm i ri izraelit do të përballet me masa edhe më të ashpra. Presidenti amerikan Donald Trump tha se është ndërhyrë diplomatikisht për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Në një...
Burimi:
vizionplus.tv