Irani akuzon SHBA-në për “aventurë ushtarake të pamatur” pas tensioneve në Ngushticën e Hormuzit
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për zgjedhje të papërgjegjshme ushtarake, ndërsa një “zgjidhje diplomatike është ende në tryezë”. Araghchi u shpreh përmes një postimi në X se iranianët “nuk do të përkulen kurrë para presionit”, një ditë pasi secila palë akuzoi tjetrën për nisjen e sulmeve në Ngushticën e Hormuzit dhe ndërkohë që SHBA-të qëlluan mbi disa anije iraniane. Megjithatë, presidenti Donald Trump theksoi se armëpushimi mbetet i paprekur, duke shpresuar të mundësohen bisedime për t’i dhënë fund luftës që SHBA dhe Izraeli nisën në shkurt. Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, tha se Irani pritej të përgjigjej ndaj propozimeve të SHBA-së të premten. “Shpresoj të jetë një ofertë serioze, me të vërtetë shpresoj,” deklaroi Rubio gjatë një...
Burimi:
javanews.al