Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
Raundet e reja të sulmeve ushtarake amerikane kundër Iranit nuk ka gjasa të ndikojnë materialisht në udhëheqjen iraniane ose ta çojnë atë në një qëndrim më pajtues në negociata, sipas një vlerësimi të ri nga agjencitë e inteligjencës amerikane, të përshkruar nga zyrtarë aktualë dhe ish- zyrtarë amerikanë për Washington Post. Në të njëjtën kohë, analistët e inteligjencës amerikane arrijnë në përfundimin se Uashingtoni dhe Teherani janë të bllokuar, të paktën për momentin, në një ngërç midis paqes dhe luftës, me sulme të vazhdueshme ushtarake të ndërsjella që rrisin rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm. Vlerësimi, i cili tashmë i është paraqitur qeverisë amerikane, nxjerr në pah dilemën strategjike me të cilën përballet Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në luftën që filloi në fund të shkurtit...
Burimi:
vizionplus.tv