I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

Trupi i Anastasia Berezovskas, shtetases ukrainase 34-vjeçare e dyshuar për atentatin në Principatën e Monakos kundër oligarkut Vadim Ermolaev, është gjetur pranë Kievit. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta ukrainase Ukrainska Pravda, duke cituar burime të saj. Sipas raportimeve, Berezovska është vrarë me armë zjarri dhe trupi i saj është gjetur mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00. Ajo ishte shpallur në kërkim nga Interpoli për lidhjen e dyshuar me sulmin në Monako. Hetuesit kanë bërë të ditur se gruaja kishte qëndruar jashtë Ukrainës nga 22 marsi 2025 deri më 1 korrik 2026. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tashmë dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre është ish-punonjës i forcave të rendit, ndërsa tjetri është një oficer aktiv i inteligjencës. Autoritetet po hetojnë rrethanat...