I akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj Trump/ Zbardhet arsyeja që çoi 31-vjeçarin të hapte zjarr në darkën e presidentit amerikan me gazetarët: Lufta me Iranin
Një raport paraprak ka hedhur dritë mbi motivet e mundshme të personit të akuzuar për të shtënat me armë zjarri ndaj Presidentit Donald Trump gjatë Darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pak ditë më parë. Sipas një analize të përgatitur nga Zyra e Inteligjencës e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, i dyshuari Cole Thomas Allen, 31 vjeç, mund të jetë nxitur pjesërisht nga qëndrimet e tij ndaj konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit. Raporti, i datuar më 27 prill, dy ditë pas incidentit, sugjeron se lufta disa mujore me Iranin “mund të ketë kontribuar në vendimin e tij për të kryer sulmin”. Analiza mbështetet në postime të Allen në rrjetet sociale, ku ai shprehte kritika të forta ndaj politikave amerikane. Autoritetet amerikane kanë dhënë...
Burimi:
top-channel.tv