Humbi jetën gjatë zhytjes në Maldive, prek partneri i 22-vjeçares: Duhet të kemi guximin të duam më shumë
Një letër emocionale është publikuar nga i fejuari i Giorgia Sommacal, 22-vjeçares që humbi jetën gjatë zhytjes në Maldive, së bashku me nënën e saj dhe persona të tjerë. Në mesazhin e tij, Federico Colombo rrëfen dhimbjen e humbjes dhe reflektimet që ka nxjerrë nga tragjedia, duke theksuar se jeta nuk duhet marrë asnjëherë si e mirëqenë. “Humbja më mësoi se asgjë në jetë nuk shkon dëm. Duhet të kemi guximin të duam më shumë, të shprehim ndjenjat dhe të mos shtyjmë lumturinë për më vonë”, shkruan ai në letrën e publikuar nga mediat italiane. Ai shton se shpesh njerëzit e kuptojnë vlerën e momenteve të thjeshta vetëm pas një mungese, duke përmendur buzëqeshjet, bisedat dhe momentet e përditshme që marrin kuptim vetëm kur humben....
Burimi:
top-channel.tv